Fier:Plagosje me thikë, arrestohet 31 vjecari

Fier:Plagosje me thikë, arrestohet 31 vjecari

664

 

Një 31 vjeçar banues në Fier është arrestuar nga policia e Tepelenës për plagosjen e një shtetasi me thikë. Në pranga ka rënë Edmir Korçari.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në hyrje të qytetit. Korçari  për motive të dobëta ka debatuar e më pas ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin O.D, 58 vjeç, banues në Fier, duke i shkaktuar plagë të lehta.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i thikës si dhe 1700 lekë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76, 22 dhe 279 të  Kodit Penal.