FIER:Lejoi vjedhjen e energjisë, elektricisti në hetim me një biznesmen

280

Grupi i Task Force i OSHEE ka zbuluar një rast vjedhje të energjisë i kryer nga një punonjës i kompanisë OSHEE.
Bëhet fjalë për punonjësin Vullnet Hoxha, elektricist në Fier, i cili është proceduar për shpërdorim detyre pasi ka ndërhyrë në një matës 3 fazor që i përkiste një biznesi “Bar Kafe Restorant”.Për këtë rast konstatimi vjedhje të energjisë është proceduar dhe abonenti Edis K., pronari i subjektit privat.