Fier:Kaosi nga lista e re e barnave, farmacitë mbyllen 2 orë kete...

Fier:Kaosi nga lista e re e barnave, farmacitë mbyllen 2 orë kete te Hene

133

Farmacitë duket se kane reaguar pas publikimit të listës së barnave të rimbursueshme. Në një vendim të bërë publik edhe me pare ato kane ulur qepenat për dy orë në shenjë të protestës për të kundërshtuar kontratën e Fondit të Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor, për listën e re të barnave me rimbursim të vitit 2018.

Fondi ka bërë të ditur se lista e barnave me rimbursim ka hyrë në fuqi nga data 5 maj 2018 dhe që nga ky moment do të jetë i mundur rimbursimi i barnave për të gjithë pacientët në nevojë. Por, kjo listë nuk është e aksesueshme në momentin që farmacitë nuk kanë nënshkruar kontratën me Fondin, çka do të thotë se pacientët nuk mund të marrin dot medikamentet me rimbursim sipas listës së re.
Sipas Urdhrit të Farmacistëve, është hera e parë pas 15 vitesh që kontrata e Fondit me farmacitë për listën e barnave me rimbursim është miratuar në mënyrë të njënashme pa u negociar me palët. Në këto kushte, ata i kërkojnë kryeministrit qe  të ndërhyjë për të detyruar Fondin të negociojë kontratat me farmacistët. Protesta ishte paralajmeruar per diten e premte, por u shty pasi mendohej se do te arrihej nje marreveshje, e cila mesa kuptohet nuk eshte finalizuar.

Vendimi është marrë për të kundërshtuar kontratën e Fondit të Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor, për listën e re të barnave me rimbursim të vitit 2018. “Ditën e premte më datë 14/05.2018, nga ora 11:00-13:00 të pezullohet shërbimi në shenjë proteste ndaj arbitraritetit”, thuhet në vendimin e bërë publik nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë. Nga ana tjetër, mësohet se në disa rajone farmacistëve po u bëhet presion nga Fondi, për lidhje kontrate me urgjencë.