Fier:Drejtonte makinen i dehur arrestohet 54 vjecari 

227

FierSpecialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Leonard Brahimaj, 54 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Patos, u kap duke drejtuar mjetin ti “Benz” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.