Fier:Del fatura financiare e demeve te permbytjes se 2 Dhjetorit 2017, ja kush perfiton..

207

Pas nje periudhe dy mujore nga verifikimi i demeve qe shkaktuan permbytjet e 02/12/2017 ka dale edhe fatura finaciare. 6 grupet e Komisioneve te Verifikimit te Demeve nga Bashkia Fier mesohet se kane perfunduar te gjithe verifikimin e demeve nga permbytjet e fundit te ndodhura ne 2 Dhjetor 2017 nga Vjosa ne fshatrat e 3 njesive administrative te Bashkise Fier.

Sipas informacionit nga Emergjencave Civile te Bashkise Fier jane konstatuar deme ne rreth 232 objekte banimi dhe biznese qe u permbyten nga Vjosa ne 2 Dhjetor 2017 ku nje banese ne Povelc ka dale e pabanueshme.Sipas perllogaritjeve demi i shkaktuara ne banesa shkon ne total ne 50 milion leke te reja dhe ne javen ne vijim do ti dergohet Mijistrise se Financave per te kryer procedurat qe me pas te kryhet edhe demshperblimi per fermeret e zonave te permbytura

Konstatimi për evidentimin e dëmeve si pasojë e përmbytjes së Vjosës u krye vetëm në banesa.Nuk u përfshinë në verifikim për konstatimin për evidentimin e dëmeve si pasojë e përmbytjes nga lumi Vjosa fermat bujqësore dhe ato blegtorale.