Fier : Policia ndalon 37 vjecarin në kërkim për “Plagosje...

Fier : Policia ndalon 37 vjecarin në kërkim për “Plagosje të rëndë me dashje”

525
  1. Fier
  2. Policia ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për “Plagosje të rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

-Fabio Myrtaj, 37 vjeç, banues në Patos.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 30.03.2018, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest ne burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88/1 i Kodit Penal.

Në datën 17.02.2018, në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasi Fabio Myrtaj për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës(thikë), shtetasin P.Xh, banues në Mallakastër.