Fier :Drejtonte i dehur dhe bie ne kanal , arrestohet 43 vjecari

389

Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Bexhet Buzi, 43 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën Fier-Seman, në vëndin e quajtur “Fermë-Çlirm”, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi mjetit dhe pasagjeri, shtetasi R.H, 25 vjeç, banues në fshatin Gorishovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Nenet 290/2 dhe 291 të Kodit Penal.