Facebook do t’ju njoftojë nëse jeni përgjuar

Facebook do t’ju njoftojë nëse jeni përgjuar

50

Duke filluar nga sot, ose më mirë nga dje me orarin amerikan, Facebook do të nisë të kontaktojë gjithë personat e përfshirë në ‘arratisjen’ e të dhënave personale drejt Cambridge Analytica. Shifrat janë të frikshme: vlerësohet se 87 milionë account (personale) janë përfshirë në këtë skandal, pjesa më e madhe e të cilëve rezidentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas një muaji të stuhishëm, tani Facebook do të komunikojë drejtpërdrejt me njerëzit. Përdoruesit e platformës, duke nisur nga ata amerikanë, do të gjejnë te Newsfeed i tyre një lajmërim rreth privatësisë: në brendësi të tij, Facebook do të shpjegojë nëse account juaj është një nga ata të përfshirë në këtë skandal.

Lajmërimi do t’u dërgohet gjithë përdoruesve: ata që nuk janë prekur do të gjejnë thjesht një ftesë për të verifikuar se cilat aplikacione janë instaluar dhe elementet e privatësisë për secilin për tyre, ndërsa ata, të dhënat e të cilëve janë lidhur pa vullnetin e tyre me skandalin Cambridge Analytica do të drejtohen në një faqe me shpjegime dhe ku ndër të tjera do të lexojë edhe faljen e Zuckerberg dhe bashkëpunëtorëve për gjithçka ndodhi.