Emerohet Prokurori i ri i Fierit

452

Largimi i drejtuesit të prokurorisë së Elbasanit nuk është i vetmi i firmosur sot nga kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku. Duket se furtuna e shkarkimeve ka prekur edhe disa prokurori të tjera. Mësohet zonja Marku ka firmosur edhe shkarkimin e drejtuesve të Prokurorisë së Fierit dhe atë të Kukësit. Ndërsa pak orë pas tyre të njejtin vendim ka marrë edhe për atë të Durrësit.

Dritan Ginën, të larguar nga Prokuroria e Elbasanit mësohet se do ta zëvendësojë Ardjan Nezha, ndërsa drejtuesin e komanduar të Fierit, Pali Deçolli do ta zëvendësojë Fatmir Lushi. Po ashtu mësohet se Drejtuesin e komanduar të Prokurorisë së Kukësit Artur Ismailukaj do ta zëvendësojë Alketa Nushi.

NJOFTIMI

Në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës, rritjes së performancës dhe besueshmërisë së publikut tek ky institucion, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimet si më poshtë:

Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,

– Z. Dritan Gina, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;

– Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, caktohet prokurori, z.Ardjan Nezha.

– Z. Pali Deçolli, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;

– Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, caktohet prokurori, z.Fatmir Lushi.

– Z. Artur Ismailukaj, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;

– Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, caktohet prokurori, zj.Alketa Nushi