Duterte urdheron largimin e forcave amerikane

54

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është zotuar se do ta prishë aleancën ushtarake 65-vjeçare me Shtetet e Bashkuara, si dhe e ka paralajmëruar Washington-in që të mos e trajtojë kombin e tij si “qilim për fshirjen e këpucëve”.Duterte ka urdhëruar ndërprerjen e 28 ushtrimeve ushtarake vjetore me forcat amerikane, si dhe ushtrimi i vazhdueshëm ambif për aterim në plazhe mes këtyre dy vendeve të jetë i fundit në mandatin e tij gjashtëvjeçar si president, transmeton Express.
“Ky do të jetë i fundit”, ka thënë Duterte, duke iu referuar ushtrimeve ushtarake me SHBA-të.
“Për aq gjatë sa unë të jem këtu, mos na trajtoni si qilim për fshirjen e këpucëve, sepse më pas do t’ju vijë keq për këtë. Nuk do të flas me ju. Gjithmonë mund t’i drejtohem Kinës”, ka thënë ai.