Drejtonin makinen te dehur dhe pa leje drejtimi,arrestohen

665

Drejtojnë mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohen në flagrancë nga policia. 

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

1.Agron Xhemili, 66 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim,Fier, pasi:

 

Në fshatin Zharrëz, është kapur nga patrulla e policisë rrugore duke drejtuar automjetin tip Opel me targa FR 3151 C, nën ndikimin e alkolit në masën 0.94 mg/l. (Neni 291 i Kodit Penal).

 

2.Shaban Grembi, 60 vjeç, banues në fshatin Belinë, Patos, pasi:

 

Në vëndin e quajtur “Marinëz”, është kapur nga patrulla e policisë duke drejtuar motomjetin tip Dayang, pa leje drejtimi. (Neni 291i Kodit Penal).