Disa deputetë gjermanë me origjinë turke kërcënohen me jetë pas vendimit për gjenocidin armen

51

Disa deputetë gjermanë me origjinë turke janë vënë nën mbrojtjen e policisë pas kërcënimeve me jetë për shkak të vendimit të Bundestagut për njohjen e gjenocidit armen, deklaroi sot një deputet për median.

Deputeti, gjithashtu i vënë nën mbikëqyrjen e policisë, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, deklaroi se kjo masë në fuqi vjen pas diskutimeve për sigurinë me policinë federale.

Policia nuk ka dashur të japë më tepër sqarime.

Procesi i votimit i 2 qershorit nga Dhoma e Ulët e Parlamentit e shpalli gjenocid masakrën e ushtruar ndaj armenëve në vitin 1915, duke shkaktuar indinjatën e Turqisë