Dhunoi bashkeshorten pranga 54 vjecarit nga Mallakastra

1857

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga policia. 

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

 

-Kastriot Brahimaj, 54 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij, shtetasen N.B, 44 vjeçe.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/ i Kodit Penal.