Dhunoi bashkëshorten, arrestohet nga policia 28 vjecari

785

Fier!
*Ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Fation Bashaj, 28 vjeç, banues në lagjen Sheq i Vogël, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij, shtetasen F.B, 23 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

*Kapet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Dashnor Nuhaj, 52 vjeç, banues në lagjen 1 Maj, Fier, pasi:
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i parkut” , është kapur nga patrulla e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin tip Kama ATP, me targa AA 533 EG, në gjendje të dehur.

(Neni 291i Kodit Penal).