Detaje të reja nga krimi i pasionit

114

Viktimat e identifikuara si Deni Derveni 32-vjeç dhe Ermira Arapi Dushi 29-vjeç ishin respektivisht të martuar dhe me fëmijë, ndërsa dyshohet se kishin një lidhje jashtëmartesore me njëri-tjetrin.
Ermira Arapi nga Lushnja, e cila u gjet sot e vrarë në një makinë tip ‘Fuoristradë’ buzë rrugës në fshatin Shënpjetër të Fierit ishte nënë e dy fëmijëve, ndërsa bashkëshortin e kishte emigrant. Ajo jetonte bashkë me familjen në fshatin Fermë Çlirim të Fierit. Nëna e dy fëmijëve punonte si shitëse. Ndërkohë, Drini Derveni kishte një fëmijë dhe jetonte në Fier. 

Ermira Arapi viktima

Nga këqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohej qartë se 32-vjeçari pasi kishte qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten. Policia e gjeti atë me një pistoletë tip ‘TT’ në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Pritet të dalin të tjera detaje rreth ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik.