Deputetja e PS Fier kunder PS per pranimin e 4 keshilltareve te LSI

48

Pak dite me pare 4 anetare te keshillit te Bashkise Fier kane braktisur LSI dhe i jane bashkuar radheve te Partise Socialiste ne keshillin bashkiak . 4 anetaret e Keshillit te LSI qe iu bashkuan PS dolen edhe me nje deklarate per shtyp nga selia e PS Fier, ku dhane argumenta per kete largim, qe sipas tyre ,ishte shkak i politikes se gabuar te LSI dhe PD per situaten e krijuar te opozites sidomos ne financimin e fushates nga ruset.

I gjithe ky skenar i gatuar keq jo vetem qe nuk e “hengri”askush por edhe u denua moralisht nga opinioni qytetar madje dhe nga socialistet.Deputetja e PS Fier Adelina Rista ne nje status ne profilin e saj ne facebook i ka quajtur keshilltaret interesaxhinj dhe nje veprim prej kameleoni

Statusi i plote i Adelina Rista

… Të zhgënjyer???!!!

… Tani u qenkeshin hapur sytë???!!!

… Po pse zgjedhin Selinë e PS për të bërë publik “zhgënjimin” e tyre, duke lexuar nëpër rreshta që nuk i kanë shkruar vetë???!!!

…. Këta kameleonë interesaxhinj, burracakë, që në cdo kohë i qëndrojnë si këpusha mbi trup PS-së… pse nuk e bëjnë publik qëndrimin e tyre nga zyrat e Partisë së tyre…të largohen prej andej e …. pastaj le të trokasin në derën e PS- së,… të anëtarësohen sipas statutit të kësaj partie… e të japin prova duke punuar në radhët e saj si e gjithë anëtarësia socialiste?!

Eh….socialistët e thjeshtë!… sa keq ndihen kur shohin se duhet të mbajnë mbi shpinë për t’i nxjerrë palagur matanë lumit, lloj- lloj kameleonësh që kanë vënë kushtin e radhës… dhe kanë marrë premtimin e radhës…

Fenomeni LSI!……

Dhe është i njohur ky fenomen… ndodh sa herë që LSI nuk ka pushtet…

#FenomeniLSI#