Departamenti i Shtetit i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom...

Departamenti i Shtetit i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes se tij

74

 

Tom Doshit dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara 19:18, 16/04/2018 Departamenti i Shtetit i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij. Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.

Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur. nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. /VOA/

Deputeti Tom Doshi në një reagim të tij deklaroi se nuk ishte i informuar në lidhje me vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në SHBA familjarisht. Doshi tha se është një nga taksapaguesit më të mëdhenj dhe nuk është i përfshirë në korrupsion.

“Jam i pafajshëm, paguaj taksat dhe nuk jam i përfshirë në akte korruptive”, tha Doshi në një reagim për mediat, pak minuta pas publikimit të vendimit të DASH.

Doshi theksoi se është në rregull me shtetin dhe me ligjin. Deputeti tha se ka pasur akuza në drejtim të tij, por atë e ka votuar populli.

“Gruaja dhe fëmijët janë nënshtetas australianë, nuk kanë nevojë për viza”, sqaroi Doshi në reagimin e tij.

USipas deputetit, që të bësh korrupsion duhet të jesh ministër ose Kryeministër, duke shtuar se ai nuk ka qenë asnjëherë në funksione të tilla, por thjesht deputet.

“Kam kërkuar të pajisem me vizë kur isha në hetim dhe më kanë thënë merr një letër nga prokuroria. Nuk më ka njoftuar kush se më është ndaluar hyrja në SHBA. Kur të më njoftojnë zyrtarisht do të kërkojë edhe sqarimet”, tha Doshi.

Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.

Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur.