Del autopsia e fierakes Anxhela Mecani ,vdekur ne Itali

Del autopsia e fierakes Anxhela Mecani ,vdekur ne Itali

722

Sipas autopsisë së kryer nga mjeku italian Roberto Testi, caktuar nga prokurorët publikë Anna Maria Loreto dhe Livia Loçi, të cilët po hetojnë lidhur me rastin e shqiptares, ka rezultuar se ajo nuk është dhunuar para se të hidhej nga makina, shkruan “Torinotoday

Mediat italiane shkruajnë se ajo punonte si prostitutë në shtetin fqinj, ndërkohë që ende nuk është zbardhur sesi ka ndodhur ngjarja.

Detaje të reja janë publikuar mbi rastin e vdekjes së 20-vjeçares nga Fieri Anxhela Meçani, tre ditë më parë në Itali. Pas daljes së autopsisë, së kryer nga mjeku italian Roberto Testi, i caktuar nga prokurorët publikë Anna Maria Loreto dhe Livia Loçi, ka rezultuar se e reja nuk është rrahur apo dhunuar.

Dy prokurorët italianë po hetojnë rastin e shqiptares, e cila humbi jetën në spitalin Moncalieri më 10 qershor, pasi u transportua në gjendje të rëndë, nga plagët e shumta që kishte marrë pasi u hodh nga makina

Ndonëse autopsia tregoi se 20-vjeçarja shqiptare nuk është dhunuar, nuk dihet ende sesi ajo u hodh nga makina, (vullnetarisht ose pa dashje).