Danimarka zgjat kontrollin e kufirit me Gjermaninë

53

Danimakra deklaroi sot se do të zgjasë përkohësisht kontrollin përgjatë kufijëve me Gjermaninë deri më 12 nëntor për vazhduar mbajtjen nën kontroll të fluksit të migrantëve.

Në janar policia daneze filloi kryerjen e kontrolleve në disa prej 15 pikave kufitare mes Danimarkës dhe Gjermanisë.

”Qeveria është gati të veprojë për të garantuar që numri i azilkërkuesve të mbetet në një nivel të arsyeshëm”, deklaroi kryeministri, Lars Lokke Rasmussen.

Në maj, Danimarka, Gjermania dhe katë vende të tjerë që i përkasin zonës Schengen i kërkuan ekzekutivit të BE-së pët të mundësuar kontrollin e brendshëm të kufijëve për gjashtë muaj të tjerë