Çmime te çmendura,sot ne tregun bujqesor ne Fier

321

Tregu i fruta-perimeve  ka  pesuar nje rritje te cmimeve ndoshta nga cmimet me te larta ndodhur ndonjehere me pare .Sot ne tregun me shumice dhe me pakice te fruta -perimeve rezulton se cdo artikull eshte rritur me gati 80%  me shume nga periudha e fundvitit.

Disa artikuj kane pesuar rritje 5-10 here me te larte krahasuar me 3 muajt e fundit.Cmimin rekord sot e vendoste kastraveci .Nje kilogram kastraveca shkonte sot ne 450 leke te reja ndersa 1 kg domate nga 200 leke te reja deri ne 3500 ,domatja e importit.

Sipas tregetareve shkak i rritjes drastike te cmimeve te tregut te fruta perimeve eshte mungesa e produkteve vendase . I ftohti acart gjeti te papregatitur fermerin vendas dhe sidomos kultivuesit e perimeve ne sera te cilet j’u demtuan qindra tonelata me perime. Vetem ne qarkun Fier jane demtuar mbi 90 ha produkte bujqesore te serave