CIA: Rusia ka ndihmuar Trump,qe te zgjidhej president

59

Agjencia amerikane e inteligjencës, CIA ka arritur në përfundim se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ndihmuar kandidatin e Republikanëve, Donald Trump, që të zgjidhet President shkruan Washington Post.

Ndërkohë ekipi i Donald Trump-it ka hedhur poshtë çdo akuzë, që përmban raporti i CIA-s. Ata mohuar pretendimet e CIA, duke thënë se “këta janë njerëzit e njëjtë të cilët thonin se Saddam Hussein ka pasur armë të shkatërrimit në masë.”
Washington Post shkruan se agjencitë e inteligjencës kanë identifikuar individë që kanë lidhje me qeverinë ruse, të cilët kanë hakuar mesazhet elektronike (e-mail¬a) të kampit Demokrat dhe madje edhe mesazhet nga Konventa Nacionale e Demokratëve, përfshirë edhe udhëheqësin e fushatës elektorale presidenciale të Hillary Clinton, dhe këto mesazhe ia kanë dhënë WikiLeaks¬it.
Zyrtarët e cituar i kanë përshkruar këta persona si të njohur për komunitetin e shërbimeve të inteligjencës dhe ata kanë qenë pjesë e operacionit të gjerë rus për ta ndihmuar Trump-in dhe zvogëluar shanset e Clinton për të fituar zgjedhjet.
“Është vlerësim i komunitetit të inteligjencës që qëllimi i Rusisë këtu ishte të favorizonte një kandidat përkundrejt tjetrit – të ndihmohet Trump të zgjidhej”- kanë deklaruar.
CIA, ka treguar se ky është një vlerësim i bërë nga mbledhja e fakteve nga burime të shumta. CIA, po ashtu u ka thënë senatorëve se tani “është bukur e qartë”, se zgjedhja e Trump-it ishte qëllimi i Rusisë, shkruan Washtington Post, duke cituar zyrtarët amerikanë.
Në tetor qeveria e SHBA-ve zyrtarisht kishte akuzuar Rusinë për një fushtatë të sulmeve kibernetike kundër Partisë Demokratike para zgjedhjeve të tetë nëntorit.