Cfare ka ndodhur ne 24 oret e fundit ne Fier? !

Cfare ka ndodhur ne 24 oret e fundit ne Fier? !

276

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin P.N., vjeç 60, banues në Fier, pasi dyshohet se në Marinzë, duke drejtuar mjetin tip “Volvo, ka aksidentuar shtetasin M.S., vjeç 55, banues në Fier, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.C., vjeç 53, banues në Fier, pasi në aksin rrugor Fier– Seman, në Fermë Çlirim, duke drejtuar nën efektin e alkoolit, mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasia I.S., vjeçe 23, banuese në Fier, për pasojë është aksidentuar pasagjerja në mjetin Benz, shtetasia R.S., vjeçe 17, banuese në Fier, e cila pasi mori mjekim, u largua në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 12.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin I.H., vjeç 51, banues në Fier, pasi dyshohet se ish-bashkëshortja Y.Z., vjeçe 52, banuese në Fier, ushtron dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare