Avionët rusë bombardojnë civilët me bomba fosfori

56

Sipas konventave ndërkombëtare në përgjithësi dhe Marrëveshjes mbi Armët Konvencionale të vitit 1980 në veçanti, përdorimi i bombave me fosfor në një vend ku ka civilë, përbën krim.

Njoftohet se sulmi me bomba fosfori që kanë kryer avionët e ushtrisë ruse në Handarat, në afërsi të Halepit, është kundër konventave ndërkombëtare.

Sipas informacioneve të marra nga burime lokale thuhet se avionë të ushtrisë ruse më 8 qershor përdorën bomba fosfor në një sulm ndaj civilëve në Handarat, në veri të Halepit. Si pasojë e këtij sulmi humbën jetën 2 fëmijë dhe u plagosën 6 civilë.

Sipas konventave ndërkombëtare përdorimi i bombave të këtij lloji në një vend, ku ka civilë, përbën krim, veçanërisht në bazë të Marrëveshjes mbi Armët Konvencionale të vitit 1980.

Bomba e fosforit pasi kryen plasjen zbret duke u djegur poshtë dhe pas plasjes së dytë në tokë, vazhdon ende të digjet. Si pasojë e thithjes së ajrit për rreth saj, gjallesat mbyten.

Ndërsa personat që digjen nga fosfori i bardhë nuk kanë shumë shenja tek rrobat e tyre. Djegia kryhet përbrenda trupit dhe poshtë lëkurës. Ndërkohë më vonë djegia përparon nga brenda jashtë. Nëse fillon një djegie e tillë, ajo nuk mund të ndalet.