
VLORE– Shefi i Rendit të Vlorës është vënë në pranga mbrëmjen e sotme. Arrestimi i Haki Hasabegaj është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Shkak për arrestimin e tij është bërë dyshimet se dekonspiroi një operacion anti-droge në Vlorë.
Ndaj Hasanbegajt rëndon akuza për “favorizim të kultivimit të narkotikëve”.
Të njëjtën gjë konfirmoi kryeprokurori Adriatik Llalla në emisionin “Opinion”.