Arrestohet i kërkuari për “Rrëmbim personi” “Vjedhje me armë” dhe “Armbajtje pa leje”.

160

Kapet nga Policia  i kërkuari për “Rrëmbim personi” “Vjedhje me armë” dhe “Armbajtje pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-Aldo Gorreja, 30 vjeç, banues në Divjakë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me Vendim e datës 03.02.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi Gjykata e Frosinone Itali, më datë 13.01.2012, e ka dënuar këtë shtetas për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Armbajtje pa leje” dhe “Rrëmbim personi”, parashikuar nga Nenet 140, 109 dhe 278 të Kodit Penal.