Arrestohen dy vellezerit nga Fieri qe dhunuan nje person per shkak te...

Arrestohen dy vellezerit nga Fieri qe dhunuan nje person per shkak te nje borxhi

920

E rrëmbyen dhe rrahën sa e lanë pa ndjenja në hyrjen e pallatit për një borxh të ish-bashkëshortes, arrestohen dy vëllezërit

Akuzohen se kanë rrahur një person derisa e kanë lënë pa ndjenja, për një borxh që u kishte marë ish-gruaja e të dëmtuarit disa muaj para ngjarjes, ndalohen dy vëllezërit nga Fieri, me banim në Ksamil. Ndalimi i dy të akuzuarve Lani Boraj 37 vjeç dhe Olen Boraj 31 vjeç, është kryer për veprat penale “heqje e paligjshme e lirisë”, “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “vetëgjyqësia”.
Borxhi
Shkak i dhunimit me pasojë shkaktimin e shembjeve të kokës, tronditje të trurit, dermishje dhe ekimoza në fytyrë të S. Braçes, mësohet të ketë qenë një borxh që ish-bashkëshortja e tij u kishte marë dy vëllezërve Boraj.

Nga hetimet e organit të akuzës ka rezultuar se të ndaluarit i kishin dhënë ish-bashkëshortes së Braçes një shumë prej 1600 eurosh dhe 30 mijë lekësh. Vëllezërit Boraj e kanë takuar disa herë Braçen duke i kërkuar që tu kthente paratë. Por, ai ka thënë se nuk kishte dijeni për këtë borxh, pasi me bashkëshorten ishte divorcuar dhe nuk kishte dijeni për paratë që ajo u kishte marë e se nuk mund të mbante përgjegjësi për veprimet e saj.

Por, vëllezërit Boraj kanë kmëbngulur dhe dyshohet se e kanë kërcënuar Braçen, duke i thënë se nëse nuk u kthente paratë që u kishte marë ish-gruaja e tij deri më datë 27 korrik 2017, do të kishin probleme.

Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se ish-bashkëshortja e Braçes, pak kohë pasi u kishte marë paratë borxh vëllezërve Boraj, më datë 21 shkurt të vitit 2017, është larguar jashtë shtetit ku rezulton se jeton ende.

Ngjarja
Ngjarja për të cilën akuzohen dy vëllezërit Boraj ka ndodhur më datë 17 korrik 2017 në fshatin Hekal të Mallakastrës. Nga burime te Neoalb mësohet se mesditën e kësaj date, i dëmtuari S. Braçe që punonte në Bashkinë Mallakastër, është telefonuar nga i ndaluari Lani Boraj, i cili i ka kërkuar që të shkonte me të në makinë se do të shkonin në fshatin Hekal.

Pasi i dëmtuari ka hipur në makinë, ka konstatuar se në sedilen e parë të mjetit ndodhej edhe vëllai i Lanit, Olen Boraj. Nga hetimet e prokurorisë së Fierit është konkluduar se fillimisht biseda ka qenë normale, por, kur S. Braçe ka nxjer telefonin për të kryer një telefonatë, një prej vëllezërve, Oleni, ja ka tërhequr nga dora duke ja marë me forcë dhe i ka folur me ton kërcënues se kur do t’ua jepte paratë. Në të njëjtën kohë dyshohet se e ka qëlluar me kokë në pjesën e vetullës së djathtë të dëmtuarin.

Pasi S. Braçe është përballur me veprimet e dhunshme ka hapur derën e mjetit dhe në lëvizje e sipër ka tentuar të hidhet në tokë, por pa mundur pasi një këmbë i është bllokuar brenda mjetit. Në këtë moment vëllezërit Boraj akuzohen se kanë ndalur mjeti dhe e kanë qëlluar me grushta e shkelma në trup e në kokë të dëmtuarin.

Pas kësaj ata e kanë futur sërish në makinë me forcë dhe e kanë shkuar në një pyll, edhe pse S. Braçe u lutej ta zbrisnin në tokë. Në mes të pyllit, të prangosurit kanë ndaluar mjtin dhe kanë nisur të godisnin sërish e ta kërcënonin në lidhje me vajzën me të cilën jeton pas divorcit me të shoqen.

Autorët e kanë hedhur sërish në tokë, S.Braçen, që ishte gjakosur i tëri dhe kanë nisur ta qëllojnë sërish me grushta e shkelma. Nga dhuna e ushtruar, i dëmtuari ka rënë pa ndjenja. Në deklarimet e tij, S. Braçe sqaron se kujtohet vetëm kur dy vëllezërit Boraj e kanë hedhur nga makina në hyrjen e pallatit ku jeton.

Fillimisht ai ka pasur frikë të denonconte rastin dhe ka qenë vajza e tij që e ka mjekuar, por pas disa orësh është detyruar të shkojë në spital ku ka mar mjekim për shtatë ditë.

Masa e sigurisë dhe arrestimi

Pas nisjes së hetimeve, prokurori i çështjes Petrit Vukaj kërkuar verifikimin e tabulateve telefonike të dy vëllezërve Boraj, nga ku ka rezultuar se ditën e ngjarjes, ata kanë përshkruar të njëjtën rrugë dhe janë gjendur në të njëjtat vende ku ka deklaruar i dëmtuari Braçe.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të ndaluarve, në fshatin hekal të Mallakstrës, në prani të nënës së tyre, janë gjetur dhe sekuestruar tre krehëra pistolete TT, ku gjendeshin disa fishekë.

Ndërkohë, nga ekspertimi mjeko-ligjor i të dëmtuarit, janë konstatuar dëme të shumta në kokë dhe në trup, si tronditje të trurit, shembje të kokës, dermishje e ekimoza në fytyrë, të shkaktuara me mjete të forta, jo të mprehta, që sipas mjeko-lijgorit shkaktojnë paaftësi të përkoshme në punë mbi nëntë ditë.

Dy të ndaluarit, gjatë dhënies së deklarimeve kanë pranuar se e kanë marë atë ditë S. Braçen në makinën e tyre dhe janë nisur për të shkuar në Hekal të Mallakastrës për të marë një vërtetim, por, kanë pohuar se vetëm janë qëlluar disa herë pasi kanë debatuar për borxhin dhe se më pas e kanë sjellë në shtëpi.

Pas sigurimit të të gjitha provave të sipërcituara, më datë 18 maj, prokurori Petrit Vukaj ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” në mungesë ndaj dy vëllezërve Boraj, masë e cila është pranuar edhe nga gjykata e Fierit.
Dy vëllezërit Boraj janë shpallur në kërkim, por ka qenë e pamundur që të gjendeshin në adresën e tyre zyrtare. Pas një thirrjeje të prokurorit të çështjes për t’u paraqitur, të shoqëruar nga avokati i tyre, pasi janë njohur me akuzat dhe masën e sigurisë së tyre, dy vëllezërit Boraj janë prangosur në ambientet e Prokurorisë së Fierit, ku kanë mbërritur me këmbët e tyre.