Arrestohen 22 shqiptarë, furnizonin Gjermaninë me drogë nga Shqipëria

119

Operacion i policisë gjermane ka  prangosur 23 personat nga mosha 19 deri 55 vjeç. Sipas mediave gjermane, vetëm njëri prej të arrestuarve është gjerman, e gjithë të tjerët janë me shqiptarë.

Policia gjermane ka njoftuar se ka arrestuar një bandë të trafikut të drogës që përbëhej prej 23 anëtarëve, të cilët merreshin kryesisht me shitblerjen e lëndëve narkotike.


Rasti është hetuar nga Prokuroria e Duisburgut, si dhe policia e Oberhausenit, shkruan “rp-online.de”.
Grupi ishte vënë nën vëzhgim prej kohësh nga policia, ndërsa drogën që e merrnin në Shqipëri ata e shisnin në Duisburg, Oberhausen, Bottrop, Hagen, Soest dhe Paderborn.
Pjesëtarë të këtij grupi janë arrestuar në datën 18 janar në Holandë. Dhe prej aty mësohet se është bërë e lehtë edhe kapja e personave tjerë.
15 persona tjerë janë arrestuar duke shitur drogë në rrugë. Të gjithë ishin shqiptarë.