Apolonia e famshme e viteve 80- 90

1347

Klubi Futbollistik Apolonia është një klub shqiptar i qytetit të Fierit.

Apolonia është krijuar në vitin 1925 me emrin KS Apolonia si një klub shumë-sportesh. Emri i skuadrës vjen nga rrënojat e qytetit të lashtë Apolonia, vendin e të cilit sot e zë qyteti i Fierit.

Nga rrënojat e Apolonisë vjen dhe stema e skuadrës. KS Apolonia debutoi në Superlige në vitin 1945. Në vitin 1992 skuadra ndryshoi emrin në KS Apolonia dhe më vonë futbolli u nda nga pjesa tjetër e klubit shumë sportesh dhe tani mban emrin KF Apolonia Fier.

Arritja më e madhe e KF Apolonia ështe fitimi i Kupës së Shqipërisë në vitin 1998. Përvec këtij trofeu KF Apolonia ka fituar edhe katër herë Kategorinë e Parë. Gjithashtu skuadra ka marrë pjesë dy herë në kupat e Evropës. Ne sezonin 1989/1990, Apolonia u mund në raundin e parë në Kupën UEFA nga AJ Auxerre (France) me rezultatet 0-3 dhe 0-5. Në 1998/1999 pas fitimit të Kupës së Shqipërisë, Apolonia mori pjesë në Kupën e Kupave ku në raundin e parë u eliminua nga KRC Genk me rezultatet 1-5 dhe 0-4.

Njeri prej futbollisteve me te famshem te Apolonise ne keto vite ishte Kujtim Majaci, per nder te tij ne qytetin e Fierit eshte ndertuar dhe kjo veper arti.13153287_10208411499119263_680228739_n_Fotor

Me poshte keni disa foto te rralla te ekipit te Apolonise ne keto vite te sukseshme.