9 te vrare ne Berlin nga nje kamion qe u fut permes tregut

74

Kamioni i futur në një treg Krishtlindjesh në kryeqytetin gjerman ka shkatuar të paktën 9 viktima dhe rreth 50 të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 në afërsi të Kurfuerstendamm Avenue në perëndim të qytetit të Berlinit.
Nuk është ende e qartë nëse kemi të bëjmë me një aksident apo sulm të ngjashëm me masakrën e Nisës të ndodhur më 14 korrik. Sipas agjencisë Dpa, policia flet për një sulm të ngjashëm me masakrën e Nisës në Francë ku humbën jetën 86 persona.
Sakaq policia është vënë në ndjekje të autorit.