9 persona te vrarë dhe 16 të plagosur pasi një furgon hyri...

9 persona te vrarë dhe 16 të plagosur pasi një furgon hyri permes këmbësorëve në Toronto, Kanada

75

 

Nëntë vetë janë vrarë dhe 16 të plagosur pasi një furgon i bardhë përplasi një grup këmbësorësh në Toronto, Kanada. Shifra u konfirmua nga Policia kanadeze. Shoferi i furgonit, i cili ia mbathi fillimisht, u arrestua më pas.

Ngjarja ndodhi në veri të qytetit, në kryqëzimin mes Yonge dhe Finch. Sipas disa dëshmitarëve, shoferi i mjetit nxori një armë, por policia lokale shkroi në Twitter: “Nuk kishte të shtëna”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13.30 me orën lokale kanadeze, (rreth 19.30 me orën shqiptare). Fugoni u ngjit në trotuar, duke përplasur kalimtarët. Hetimet pritet të zbulojnë nëse ngjarja ka qenë e qëllimshme, apo aksidentale.

Policia u ka bërë apel banorëve të qëndrojnë larg vendngjarjes dhe shërbimi metro u ndërpre në linjën 1.

Në Toronto, ndërkohë, po zhvillohet mbledhja e G7, e ministrave të jashtëm.