3 raste ne Fier nga pickimi i akrepit dhe neperkes

3 raste ne Fier nga pickimi i akrepit dhe neperkes

481

Ende pa nisur temperaturat e larta kane nisur te shfaqen rastet e para nga pockimet e zvarranikeve dhe insekteve.Ne javen e fundit ne spitalin Rajonal ne Fier jane paraqitur 3 raste nga pickimet e insekteve dhe zvarranikeve. Sipas mjekut intoksikolog te spitalit rajonal ne Fier Lulezim Banushaj pergjate javes se fundit te muajit Prill ne spitalin Fier jane paraqitur dy raste me pickim te akrepave dhe nje rast i nje shtetase nga kafshimi i neperkes. Rastet ne fjale kane ardhur nga Mallakastra dhe fatmiresisht e kane kaluar rrezikun.

Mjeku intoksikolog ka shpjeguar se ne kete periudhe helmi i zvarranikeve dhe insteketeve nuk eshte shume i koncentruar dhe viktimat e tyre jane me pak te rrezikuar nga helmi vdekjeprures.Mjeku intoksikolog ka drejtuar keshilla per te gjithe fermeret per te pasur kujdes ne punet ne bujqesi pasi kjo periudhe me ngrohjen e temperaturave shenon edhe sulmet e zvarranikeve dhe insekteve.