29 emrat që do bëjnë vettingun e prokurorëve e gjyqtarëve

80

Avokati i Popullit ka përfunduar procesin e verifikimit të kritereve për kandidatët që kanë shprehur interesin të jenë anëtarë të institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Ky proces është zhvilluar nën monitorimin e pandërprerë të ekspertëve ndërkombëtarë të ONM-së.

Pas, verifikimit të të gjithë aplikimeve për pozicionet e institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Avokati i Popullit ka verifikuar në tërësi 192 aplikime nga të cilat:
29 aplikime kanë përmbushur kriteret formale për secilin pozicion të parashikuar nga ligji;
163 aplikime nuk kanë përmbushur kriteret formale të përcaktuara nga ligji për secilin pozicion.
Në përfundim të këtij procesi, si dhe në zbatim të nenit 7 pika 6 të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Avokati i Popullit, i ka dorëzuar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit listat e kandidatëve, si dhe të gjitha dosjet individuale fizike të aplikimeve të shqyrtuara për këta kandidatë.
Vlerësimi dhe rekomandimet për kandidatët nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, do t’i përcillen Avokatit të Popullit, që së bashku me dy listat e sipërcituara do t’ja dorëzojë më pas Kuvendit të Shqipërisë.
Më poshtë, do të gjeni edhe listat emërore të kandidatëve të cilët kanë plotësuar kriteret formale.
Kandidatët që plotësojnë kriteret formale