1000 euro kush largohet

55

Norvegjia ka gjetur një mënyrë për të “hequr qafe” emigrantët, gjë e cila ka ngjallur indinjatë në shumë vende të botës.

Zyra e Emigracionit i ka njoftuar emigrantët që do të largohen nga vendi skandinav do t’u ofrohet nga 10 mijë krone, rreth 1 mijë euro.

Ofrohen edhe 1 mijë euro shtesë për secilin prej emigrantëve të parë që zgjedh të largohet nga Norvegjia, duke nxitur refugjatët të vihen në një garë largimi.