Trump: Putin ka treguar me teper vlera si udheheqes sesa Obama

49

Kandidati presidential republikan amerikan, Donald Trump deklaroi dje në mbrëmje vonë se presidenti rus, Vladimir Putin kishte treguar një lidership më të fortë sesa presidenti amerikan Barack Obama.
Trump, i cili foli gjatë një forumi të transmetuar në televizion, theksoi se kishte respekt të madh për rusët dhe nëse do të zgjidhej president do të kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me Putinin.
“Mendoj se do të shkoj mirë me të. Ai është një lider. Shumë herë më tepër sesa presidenti ynë (Obama – shën. i përkth.)”, theksoi Trump.
Ai shtoi se avantazhi i SHBA-së për të patur marrëdhënie të mira me Rusinë është që edhe Moska e kërkon shkatërrimin e plotë të ISIS-it ashtu si edhe Uashingtoni.
“A nuk do të ishte e mrekullueshme nëse ne do të bashkëpunonim?”, pyeti Trump