Kapet i kërkuari për”Kanosje”me automatik ne Pedonalen Fier

2896

Fier!
Kapet i kërkuari për “Armbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Prishje të qetësisë publike”.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin:
-Florenc Sheqi, 33 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 25.11.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga Nenet 278/5, 84 dhe 274 të Kodit Penal.
Më datën 27.09.2015, në vendin e quajtur “Pedonale”, ky shtetas, për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri automatik shtetasin A.O, 55 vjeç, duke gjuajtur disa herë në ajër.